Transmetuar më 22-10-2019, 09:24

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar edhe këtë mëngjes deklaratën e djeshme të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili bëri përgjegjës kreun e qeverisë për refuzimin e çeljes së negociatave.

Ai ka vënë përballë dy fotografi dhe dy deklarata të Presidentit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker dhe atë të Lulzim Bashës, teksa e shoqëron me mbishkrimin “Pa koment”.

“Refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një "gabim historik”. Ne duam të respektohemi, të mbajmë premtimet”, citohen fjalët e Juncker.

Ndërkohë si fjalë të ‘Lulit’, citohen: “Vendimi për të mos hapur negociatat, është dështim i qeverisë shqiptare”.

Edhe një ditë më parë Rama të njëjtat fjalë të kreut të opozitës i ka vendosur përballë deklaratës së  Presidentit të Këshillit të Europës Donald Tusk: “Nuk pati unanimitet për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”./b.l/noa.al/