Transmetuar më 22-10-2019, 10:10

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk e cilëson gabim, mos arritjen e konsensusit për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke folur gjatë raportimit në Parlamentin Europian për samitin e 18 tetorit, ai shprehu qëndrimin e tij.

“Në opinionin tim, mosarritja e konsensusit nga vendet anëtare ishte një gabim.

Shpresoj qe liderët të marrin vendimin e duhur kur kjo çështje të diskutohet sërish përpara samitit të majit në Zagreb”, deklaroi Tusk. /a.y/noa.al