Transmetuar më 22-10-2019, 10:29

Të lindësh femër fatkeqësisht nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos në ato vende ku të drejtat e femrës nuk janë njëlloj me ato të mashkullit.

Në Indi, ku lindja e vajzës nuk është shumë e pëlqyer, ekziston një fshat në Rajasthan, Piplantri, ku mblidhen pemë frutore, sa herë që lind vajzë.

Me atë rast familja mbjell 111 pemë frutore për të cilat do të kujdeset, deri kur vajza të rritet. Në atë kohë pemët arrijnë vlerën e pajës, dhe kështu vajza do mund të martohet pa u ndikuar nga gjendja ekonomike e prindërve, pasi paja është e detyruar.

Kur lind vajzë, gjithashtu prindërit dhe banorët e fshatit i hedhin para në një llogari të cilën mund ta prekë vetëm kur të arrijë moshën madhore.

Ky projekt i cili është një homazh në nder të jetës dhe bimësisë lindi në vitin 2007, me nismë të liderit të fshatit, në kujtim të vajzës e cila u nda nga jeta para kohe.

Me mbi 285 mijë pemë që janë mbjellë deri më sot, fshati është jeshiluar i gjithi dhe ka sjellë një sërë dobish, shkruan noa.al.

Në fshat janë mbjell edhe bimë Aloe Vera, gjethet e të cilave kanë veti terapeutike dhe përdoren në përdorimin e lëngjeve dhe kremrave natyralë. Në këtë mënyrë vajzat dhe gratë e fshatit punësohen në kultivim. Një rreth jetësor që synon të krijojë gëzim dhe lumturi tek banorët e Piplantri. /a.y/noa.al