Transmetuar më 22-10-2019, 10:38

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë së Vlorës për shkak se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur automjetin Fiat në pronësi të T.N.

Të arrestuarit janë J.D., 31 vjeç dhe Sh.H., 21 vjeç, me banim në Vlorë.

Të dy këta persona janë kapur në kryqëzimin e "Kalit të Trojës" bashkë me mjetin e vjedhur. Të dy të arrestuarit nuk ishin të pajisur me leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/