Transmetuar më 22-10-2019, 10:50

Ndarja e tyre bëri shumë bujë në fund të verës. Roberi dhe Nora i dhanë fund martesës së tyre, pas shumë vitesh lidhje dashurie.

Ndarja u duk paqësore dhe mjaft e civilizuar, aq sa çifti janë fotografuar së bashku në aeroport.

Prive, ka publikuar video dhe foto të Norës dhe Robertit, të cilët nuk janë vetëm, por së bashku me Erën dhe Dj Red.

Kjo mund të jetë një rastësi, ose dyshja e famshme ruajnë raporte të mira edhe pas ndarjes.

E pyetur rreth ndarjes me Robertin , para pak ditësh Nora u shpreh se nuk ka asgjë për të thënë për të, thjesht i uron më të mirat ish-partnerit./b.l/noa.al/