Transmetuar më 22-10-2019, 10:57

Arbana Osmani është një prej moderatoreve më të pëlqyera në vend, në sajë të lirshmërisë së saj.

Së fundmi ajo ka vendosur që t’iu përgjigjet ndjekësve, lidhur me disa pyetje që i kanë bërë në Instastory.

Njëri prej tyre e ka pyetur se çfarë i thotë e ëma sa herë që del në televizor.

Pa doreza fare, moderatorja ka zbuluar kritikën e nënës së saj dhe kjo qëndron në veshjen e Arbanës.

“Sa i shkurtër fustani”, tregoi Arbana, duke zbuluar se nënës së saj nuk i pëlqen kjo gjë. /a.y/noa.al