Transmetuar më 22-10-2019, 13:18

Vdiq pak pas lindjes për shkak të një gabimi tragjik prej mjekut. 22-vjeçarja Alisa Tepikina gjeti vdekjen, pasi mjeku i shkuli me forcë mitrën gjatë lindjes.

Duket se mjeku që po e asistonte u gabua dhe në vend të plançetës, nxori nga trupi i gruas mitrën, gjë që i shkaktoi dhimbje fatale, të cilat i shkaktuan vdekjen.

E reja nga Nizhneserginskaya, në Rusi, pati kohë vetëm sa ti buzëqeshte vajzës që solli në jetë, ndërsa më pas gjeti vdekjen si pasojë e një arresti kardiak, për shkak të dhimbjes së madhe.

Nëna e re pas lindjes së foshnjës qëndroi në sallë pasi do i nxirrej plançeta. Por mjeku duket se gaboi diçka dhe në vend të nxjerrjes jashtë të membranës që mbulonte vogëlushen, shkuli gjithë mitrën.

Pas afro gjashtë muajsh hetimesh nga momenti i ngjarjes, nën akuzë është vënë një mjek 27-vjeçar, i cili pretendon se gjatë lindjes ndodhi një dalje spontane e mitrës, një rast shumë i rrallë në mjekësi.

Plançeta duhet të shkëputej me anestezi, por mjeku nuk i dha asnjë qetësues Alisas, duke bërë që të gjejë vdekjen nga dhimbja, ndërkohë që familjarët dëgjonin ulërimat në korridor, shkruan noa.al.

Menjëherë pasi kuptoi atë që kishte ndodhur, mjeku tentojë ta rikthejë brenda mitrën, por tashmë ishte shumë vonë, pasi hemorragjia e madhe dhe dhimbja e fortë i morën jetën nënës së re. /a.y/noa.al