Transmetuar më 22-10-2019, 13:27

Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë si autorë të dyshuar të vjedhjes së disa mjeteve motorrike. Burime policore bëjn me dije se arrestuan shtetasit: M.R., 23 vjeç, dhe R.O., 25 vjeç, të dy banues në Patos.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur motorrin e shtetasit A.K i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, të dy këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe në lidhje me ngjarjet e mëposhtëme:

Në datën 06.03.2019 dyshohet se kanë vjedhur automjetin e shtetasit E.K në lagjen "29 Nëntori" Fier. Në datën 11.06.2019 dyshohet se kanë vjedhur automjetin e shtetasit P.V në lagjen "8 Shkurti" Fier. Në datën 06.08.2019 dyshohet se kanë vjedhur automjetin e shtetsdit Sh.B në lagjen "Liri Gero" Fier.

Po punohet për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera ku dyshohet se autorë janë shtetasit e lartëpërmendur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim"./b.l/noa.al/