Transmetuar më 22-10-2019, 13:51

Një video e cila është bërë virale, ka fiksuar momentet shokuese kur një besimtar rreh pa mëshirë një grua të “pushtuar” nga djalli, gjatë një praktike ekzorcizmi.

Për të kuruar gruan e pushtuar nga djalli, burri nga India, e rreh disa herë me qëllim për ti “nxjerrë të keqen”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 15 tetor, në shtetin e Karnataka. Pamjet shokuese tregojnë gruan e ulur në një tempull, kur burri del nga një dhomë me një shkop në dorë.

Në atë moment ai e kap për floku gruan, e gjunjëzon dhe nis ta godasë, teksa ajo klith dhe ulëret nga dhimbja. Ai shihet duke e dhunuar ndonëse e dinte se po filmohej.

Gruaja ishte dërguar në vendin e shenjtë nga familja e saj, shkruan noa.al. Një praktikë e tillë ndodh në disa besime fetare, mes tyre budizmi, kristianizmi, hinduizmi, islamizmi, hebraizmi dhe taoizmi, por jo të gjitha ritualet janë kaq të dhunshme. /a.y/noa.al