Transmetuar më 22-10-2019, 14:15

Prej disa javësh, Delinda Dishën, e shohim si aktore në emisionin më të ri të humorit “Klanifornia”.

Po ashtu, edhe partneri i saj, Eldo Disha është pjesë e stafit të emisionit si kostumograf.

Aktorja e ka zbuluar në një intervistë për “Jo vetëm modë”.

“Eldo përveç se më mbështet, shumë nga tekstet e mia i shkruan. Sepse ndodh që aktori bllokohet, qoftë edhe tema të ndryshme, qoftë edhe ide. Përveç se konsulent, e kam edhe një ndihmës të jashtëzakonshëm. Eldo është një natyrë praktike, unë jam shumë emocionale”, është shprehur Delinda.

Eldo nga ana tjetër, ka treguar se mes tyre ka zënka si çdo çift.

“Të bëjmë sikur jemi çifti më i përkryer, nuk bëjmë dot. Ka përplasje, por janë shumë normale. Janë nga ato lloj përplasjesh që janë të pranueshme dhe janë të nevojshme për një marrëdhënie në çift”, thotë Eldo.

Delinda dhe Eldo janë në një marrëdhënie shumëvjeçare dhe prindër të një djali.