Transmetuar më 22-10-2019, 14:40
Viktima Lazer Arraj

Arrestohet nga policia, djali i xhaxhait të viktimës së mesditës së kësaj të hëne në Dukagjin.

I arrestuari është Marash Arraj, 26 vjeç, djali i xhaxhait të viktimës, Lazër Arraj.

Marash Arraj u arrestua nga policia, i dyshuar si autor i vrasjes së 55-vjeçarit në fshatin Palaj të njësisë administrative Shosh të Malësisë së Dukagjinit.

I arrestuari nga policia e Shkodrës, është djali i xhaxhait të viktimës.

Arraj është pikërisht personi që lajmëroi policinë, duke thënë se kishte gjetur kushëririn të vrarë në rrugë.

Policia thotë se kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. /a.y/noa.al

Vrasja në Dukagjin, arrestohet i afërmi i viktimës

Vrasja në Shkodër, viktima kishte shkuar të merrte ushqimet e dimrit

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, kush është viktima