Transmetuar më 22-10-2019, 16:13

Një 40-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë italiane, nën akuzë për ushtrim dhune në familje.

Sipas policisë, shqiptari u arrestua pas denoncimit të një komshiu, i cili kishte dëgjuar thirrjet e gruas për ndihmë, pas dhunës që burri kishte ushtruar ndaj saj.

Gruaja shqiptare e gjakosur në fytyrë pas dhunës kishte dalë dhe kishte vrapuar në rrugë për të kërkuar ndihmë.

Në ndihmë të saj iu erdhi një ambulancë, e cila e transportoi në spital, ku pas trajtimit mjekësor ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Në deklaratën dhënë për policinë, gruaja kishte thënë se kishte vuajtur për disa muaj dhunën e burrit dhe duronte për hir të fëmijëve të saj ende të mitur.

Në përfundim të hetimeve shqiptari u arrestua, në pritje të vendimit të gjykatës./NOA.al