Transmetuar më 22-10-2019, 16:21

Një 40 vjeçar ka rënë nga ndërtesa e një objekti në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën në spital. Ngjarja ndodhi sot në Golem.

Policia shkoi në vendngjarje ku humbi jetën shtetasi me iniciale D.H, dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Informacion paraprak i Policisë

Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia  shtetasi D. H., 40 vjeç,banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjeksore në Spital.

Si pasojë e dëmtimeve të marra,shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/NOA.al