Transmetuar më 22-10-2019, 17:09

Parlamenti Evropian, përmes një dokumenti pak momente më parë, ka kërkuar miratimin e një rezolute për bllokimin nga Franca të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në dokumentin e PE-së nënvizohet se “refuzimi i hapjes së negociatave, mund të sjellë destabilitet jo vetëm tek dy vendet, por në të gjithë rajonin e Ballkanit”.

Gjithashtu, në rezolutë “shprehet keqardhja për vendimin e bllokimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si rolit që Presidenti i Francës dhe vendet e tjera patën në këtë vendim”.

Parlamenti Evropian i bën thirrje këshillit që të marrë përgjegjësinë që i takon dhe të veprojë sipas rregullave. Rezoluta e PE-së, u formulua sot.

Sakaq, Parlamenti Evropian nuk ka fuqi legjislative lidhur me vendimet për zgjerimin e BE-së, por qëndrimet e tij janë të rëndësishme, sidomos në momentin kur pritet të votohen kandidatët e rinj nga Franca, Hungaria dhe Rumania, për kabinetin e presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen./NOA.al