Transmetuar më 22-10-2019, 17:32

Në një zonë të vogël të Finlandës, në Lestijarvi, autoritetet kanë vendosur që të shpërblejnë me 10 mijë euro prindërit që bëhen me fëmijë.

Ky vendim është marrë në kushtet kur vihet re ulja e numrit të popullsisë.

Lestijarvi është një komunë e vogël rurale në Finlandë e cila si shumë zona të tjera po përballet me  zvogëlimin e popullsisë.

Ajo është 574 km katrorë dhe ka marrë emrin nga liqeni.  Komuna muajin e kaluar numëronte 725 banorë dhe është komuna e dytë më e vogël në Finlandë. /k.k/noa.al/