Transmetuar më 22-10-2019, 17:57

Një nënë mori kritika të shumta, pasi shpërndau fotot e fëmijëve të saj për Hallouin, në rrjetet sociale.

Ajo shpërndau pamjet me gjak të fëmijëve të saj, duke sjellë reagime të shumtë.

Sakaq, 25-vjeçares i kanë thënë se duhet t’i heqin kujdestarinë e fëmijëve, pas pamjeve të rënda, ndonëse ajo pretendoi se gjithçka ishte realizuar për të festuar.

“Ishte argëtuese dhe nuk u lëndua njeri. E bëjmë sepse vajzat e mia e pëlqejnë”, tha gruaja 25-vjeçare, teksa kujton që tetori është muaji i filmave të tmerrit dhe festës së Hallouin./NOA.al/