Transmetuar më 22-10-2019, 18:28

Një sasi marijuana prej 450 kilogramë është kapur nga autoritetet iltaliane në Brindizi. Lënda narkotike ishte transportuar me skaf dhe dyshohet se u dërgua nga një organizatë kriminale shqiptare.

Për këtë rast një 48-vjeçar ka përfunduar në pranga. Mjeti lundrues që drejtohej nga i arrestuari italian, ishte pikasur nga radari duke kryer manovrime të dyshimta në det.

Kjo bëri që autoritetet ta monitorojnë deri sa arritën që ta kapnin.

Pakot ishin shënuar të gjitha me emra të shkurtuar dhe me ngjyra të ndryshme në varësi të prodhimit, llojit të drogës dhe marrësve në Itali. /k.k/noa.al/