Arrestohet pas operacionit antidrogë shefi në komisariatin e Tiranës, iu gjet edhe kallash në banesë
Transmetuar më 22-10-2019, 18:41
Dilaver Kalaja është arrestuar gjatë një operacioni antidrogë.
Kalaja ishte edhe shef objektesh në Komisariatin nr. 1 në Tiranë.
Ai është vënë në ndjekje nga blutë e Tiranës, pasi ka figuruar në përgjime telefonike me disa persona të dyshuar si trafikantë të lëndëve narkotike.
Kalaja është ndjekur që nga pika kufitare e Kapshticës deri në banesën e tij, ku pas kontrollit policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimi e armës.
Sipas policisë, Kalasë i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit kallashnikov në banesë.
Operacioni i cili është në vijim ka përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit, ku edhe janë bërë arrestime të tjera të elementëve të armatosur.
/NOA.al