Transmetuar më 22-10-2019, 19:36

Mund t’iu ketë ndodhur që një shofer i pakujdesshëm ka kaluar me shpejtësi në kohë me shi dhe iu ka lagur, e ma pas ka vijuar rrugën i qetë.

Por nuk mund të kalojë kaq thjeshtë në Britani, pasi një veprim i tillë dënohet me gjobë.

Kështu e ka pësuar një shofer që pasi lagu këmbësoren u gjobit me 5 mijë dollarë.

Sipas ligjit Britanik, të lagësh një këmbësor padashje gjobitesh me 100 paund, por në raste të qëllimshme gjoba është më e lartë. /k.k/noa.al/