Transmetuar më 22-10-2019, 19:38

Një adoleshent shqiptar që kishte shkuar si klandestinë në Mbretërinë e Bashkuar, duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni, po kërcënohet me dëbim vetëm disa javë pas ditëlindjes së tij të 18-të. Jeta e Samet në Shqipëri, që nga dhuna dhe deri te abuzimi i tmerrshëm, por edhe vuajtje. Deri në moshën 11-vjeç ai u detyrua të lypte në rrugë, dhe nga 15 vjeç, e tërhoqi babai i tij në Bruksel, i cili ishte edhe një pjesë e një bande famëkeqe për trafikimin  e njerëzve.

Ai arriti të shpëtojë nga kthetrat e të atit në Belgjikë dhe shijoi lirinë për herë të parë pasi u gjet në një kamion në Bristol, gati tre vjet më parë. Pas gjashtë muajsh në shtëpinë e një fëmije, shërbimet sociale e dërguan Sametin të jetonte me John Stokes, një kujdestar lokal, i cili ka mbështetur gati 80 fëmijë me probleme të tilla në 30 vjet. Që kur mbërriti në Bristol në moshën 15 vjeç, Samet e ka transformuar jetën e tij dhe tani po përmbush ëndrrën për t’u bërë marangoz. Kujdestarja John Stokes tha që Samet është kthyer në një familjar për qendrën e tij.

Por brenda pak ditësh kur Samet mbushi 18 vjeç, Zyra e Brendshme Britanike i theu ëndrrat, duke i thënë atij se vendimi për të qëndruar në Britani të Madhe i ishte refuzuar. Samet, i cili është diagnostikuar me PTSD tha se ai është "i frikësuar" se do të kthehet përsëri në një vend ku nuk e pret asgjë tjetër përveç traumës. Ai me nervozizëm i tha Metro.co.uk: ‘U ndjeva i stresuar kur mora letrën. Ndihem i frikësuar tani. Nuk dua të kthehem në Shqipëri. Shpresoj që Zyra e Brendshme të ndryshojë vendimin. Jeta është e mirë këtu".

Kujdestari i tij, Stokes tha se ndjehet sikur qeveria ka "zgjedhur një person vetëm për ta hedhur përsëri në det ". Kujdestari, 66 vjeç, pretendon se qeveria nuk duhet të lëshojë vendime azili për migrantë pa fëmijë të shoqëruar, deri sa të bëhen 18 vjeç.

Samet po bën një kurs zdrukthtarie për vitin e dytë. Të gjitha rezultatet e tij janë të jashtëzakonshme.

Stokes ka filluar një fushatë për të ndihmuar Samet në Change.org me shpresën se qeveria do të "rishqyrtojë vendimin që ka dhënë"./NOA.al