Transmetuar më 22-10-2019, 20:40

Numri i të vdekurve në Kili është rritur në 13 si pasojë e demonstratave të dhunshme kundër rritjes së çmimit të metrosë, njoftojnë mediat botërore.

Shumica e vdekjeve u shkaktuan gjatë plaçkitjeve të së dielës kur dyqaneve iu vu zjarri.

Qeveria kiliane të shtunën shpalli gjendje të jashtëzakonshme 15 ditore, duke e shtrirë atë më vonë nga veriu në jug.

Përveç rajonit metropolitan, Santiago demonstratat janë zgjeruar edhe në Valparaiso, Concepcion, Rancagua, Coquimbo dhe La Serena, dhe Antofagasta.

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera u bëri thirrje kilianëve të bashkohen kundër dhunës./a.k/noa.al/