Transmetuar më 22-10-2019, 20:47
Senati amerikan ka miratuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Pro votuan 91 senatorë, dhe vetëm dy të tjerë ishin kundër.
Miratimi i këtij Protokolli është votuar me procedurë të përshpejtuar.
Kanë mbetur edhe katër shtete të tjera për të miratuar Protokolli.
Maqedonia e Veriut pritet të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, mundësi që u hap pas marrëveshjes së saj me Greqinë për emrin, pas një “konflikti” 27 vjeçar. /k.k/noa.al/