Transmetuar më 22-10-2019, 21:05

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se ka lobuar që Maqedonisë së Veriut të mos i hapeshin negociatat.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Paloka sfidoi kryeministrin Rama, kur tha që le ta hedhë në gjyq.

Pjesë nga biseda

Edi Paloka: Rama ka lobuar që Maqedonisë të mos t’i hapen negociatat. Kohët e fundit Edi Rama nuk shkonte më nëpër kancelari që të bindte kancelaritë e Evropës që t’i hapnin negociatat Shqipërisë, sepse kjo ishte e mbyllur si çështje, por shkonte u kërkonte si favor, sigurisht me argumente të tjerë dhe jo më këto që po them unë.

Pyetje: Është akuzë e rëndë kjo duhet vërtetuar me fakte?

Edi Paloka: E vërtetoj…le të më hedhur në gjyq Edi Rama për këtë deklaratë. Edi Rama ka kërkuar në kancelaritë e Evropës që Maqedonisë së Veriut mos t’i hapen negociatat.

Pyetje: Me çfarë arsye?

Edi Paloka: Argumentet e tij kanë qenë të ndryshëm, gjoja për mos ndarje sepse kështu do bëheshin vendet pesimiste. Por arsye është një, që ai ta përdore si justifikim që edhe Maqedonisë së Veriut nuk ju hapën negociatat.