Transmetuar më 22-10-2019, 21:31
Një grua është hedhur nga ballkoni i apartamentit të saj.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës, ku mësohet se 70-vjeçarja S.N është vetëhedhur nga kati i dytë.
Ajo u dërgua në Spitalin Rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave. /k.k/noa.al/