Transmetuar më 23-10-2019, 08:20

Një 32-vjeçar i armatosur vodhi një ambulancë në Oslo të Norvegjisë, para se të bllokohej dhe ndalohej nga policia si pasojë e një përplasje me armë.

Policia përjashton pistën e terrorizmit dhe dyshon për lidhje me ekstremin e djathtë.

Si e dyshuar u arrestua edhe një vajzë 25-vjeçare, si e përfshirë në sulm dhe e akuzuar për armëmbajtje pa leje. Në ambulancë u gjet një mitraloz dhe një pushkë.

Disa persona u përplasën nga ambulanca këtë të martë, mes tyre një çift të moshuarish dhe një grua që shtynte një karrocë me dy fëmijë binjakë 7 muajsh.

Fatmirësisht asnjëri nga të lënduarit nuk është në gjendje kritike, shkruan noa.al.

E sinjalizuar për ngjarjen policia qëlloi drejt ambulancës dhe personi që ndodhej në drejtimin e saj u kundërpërgjigj. Lidhur me këtë rast, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al