Transmetuar më 23-10-2019, 08:33

Mira Kazhani dhe motra e saj e vogël, Besa, ishin të ftuar këtë të martë në “Ftesë në 5”.

Të dyja folën gjerë e gjatë për marrëdhënien që ekziston mes tyre dhe për më tepër për çështjet e zemrës.

Mira dhe Besa kanë zbuluar detaje lidhur me njëra-tjetrën. Mira është ajo që gjithmonë ka veshur rrobat e reja të Besës, ndërsa Besa është dembelja në punët e shtëpisë. Gjithsesi, intervista e ka marrë drejtimin më interesant kur moderatorja e pyeti Mirën për të rejat në çështjet e zemrës.

“Nuk ka kërkesa, për pritshmëritë e mia nuk ka”, është përgjigjur ajo duke treguar se kjo puna e burrave i është bërë havale.

Më tej, Bieta u pyet nëse angazhimi në punë, ia ka bërë të pamundur njohjen me dikë por gazetarja e ka mohuar duke treguar se në fakt është faji i saj.

“Unë them që duhet të bëjë disa kombinime universi…mbase edhe vetë e kam pak fajin, një lloj pasioni e kam patur për gazetarinë. Sa më shumë distancohesh, zvogëlohen mundësitë që të njohësh njerëz të rinj. Ti e di Bieta që të gjithë ne që jetojmë në botën e medias, vetvetiu krijojmë një lloj mikrobote, rrimë shumë në rrethin tonë dhe nuk është se ke shumë mundësi kontaktesh. Megjithatë është pak përgjithësisht problem gazetarësh ky”, është shprehur Mira në studio. Ajo po ashtu ka treguar se ndihet e lumtur në statusin e saj të beqares.