Transmetuar më 23-10-2019, 08:39

Hithra është një bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore ose për ushqim e çaj. Të gjithë ne shqiptarët e njohim në gatim këtë lloj bime.

Edhe më herët hithrat janë përdorur për të kuruar disa probleme shëndetësore, megjithatë deri tani nuk ka pasur mjaftueshëm të dhëna shkencore që të vërtetojnë nëse janë efikase ose jo. Pas studimeve është konkluduar se hithrat përmbajnë ingredientë që mund të ulin inflamacionin.

Osteoartritin – Ka të dhëna shkencorë që tregojnë se konsumimi i hithrës me ushqime të ndryshme ose vendosja e saj direkt në lëkurë mund të lehtësojë dhimbjet e personave që vuajnë nga osteoartriti. Studimet kanë treguar se përdorimi i kësaj bime i ndihmon njerëzit që të mos kenë nevojë për ilaçe.

Alergjitë: Studime të mëparshme kanë treguar se përdorimi i hithrave djegëse në fazat e para të alergjive mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave.

Të tjera përfitime: Qarkullim i dobët i gjakut, diarre, astmë. shërimin e plagëve./b.l/noa.al/