Transmetuar më 23-10-2019, 08:48

Një person në Lezhë i cili lëvizte me armë sportive me vete, është vënë nën hetim.

Në zbatim të planit të masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugë të ndryshme të qytetit të Lezhës, u bë ndalimi i K. N., 21 vjeç, banues në Lezhë.

Procedimi i ndaj tij u bë pasi në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”,

brenda në çantën e tij të dorës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive imituese tip pistoletë, me një krehër dhe një fishek.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /a.y/noa.al