Transmetuar më 23-10-2019, 09:15
Foto ilustruese

Arrestohet përfaqësuesi i firmës që kryente punimet, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Golem, ku në një objekt ndërtimi u rrëzua nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital punëtori D. H.

Nga ana e policisë së Kavajës u bë arrestimi i përfaqësuesit të firmës, M. K., 37 vjeç, banues në Durrës.

I ndaluari, me detyrë përfaqësues i firmës që kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve në objektin e ndërtimit në Golem ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punëtori D. H., i cili ra nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital, nuk ka qenë i siguruar dhe nuk ka patur kontratë pune me firmën e punimeve që shtetasi M. K.. përfaqësonte.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike e firmës që kryente punimet, shtetasit I. K., dhe E. S., të akuzuar se nuk kishin marrë masa për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Kavajës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësim i paligjshëm”. /a.y/noa.al

Durrës/ Bie nga lartësia e një pallati në ndërtim, humb jetën 40-vjeçari