Transmetuar më 23-10-2019, 09:34

Mbreti i Tajlandës kritikon gruan me të cilën u martua në muajin korrik, e etiketuar si “bashkëshortja e mbretit”.

Maha Vajiralongkorn, i njohur si Rama X, u martua me 34-vjeçaren Sineenat Wongvajirapakdi, ish-infermiere ushtarake dhe pilote, “për sjellje jo korrekte për pozicionin që mban, pasi po sillet si mbretëreshë”.

Mbreti u martua dy herë në pak muaj duke u bërë kështu poligami. Në muajin maj ai lidhi kurorë me 41-vjeçaren Suthida, të cilën e njohu teksa ishte stjuardesë në ‘Thai airways’, e cila u emërua gjenerale dhe në krye të truprojave të mbretit para martesës.

Më pas ajo mori titullin mbretëresha Suthida Vajiralongkorn Na Ayudhya.

Vetëm dy muaj më vonë, në fund të muajit korrik, monarku u martua edhe me Sineenat Wongvajirapakdi, një grua shumë më e re se ai. Fotot e dasmës ku nusja e re pozonte para këmbëve të 67-vjeçarit, u përhapën me shpejtësi.

Në deklaratën zyrtare të mbretit thuhet se Sineenat Wongvajirapakdi, bashkëshortja e mbretit “ka shfaqur sjellje aspak të denja, pasi ka bërë rezistencë kundër mbretit dhe mbretëreshës dhe se ka abuzuar me pushtetin e saj duke përdorur emrin e mbretit”.

Kështu ajo u zhvesh nga të gjithë titujt, shkruan noa.al.

Mbreti Vajiralongkorn u ngjit në fron pas vdekjes së të atit në vitin 2016. Ai është martuar me katër gra para Sinennat, me princeshën Soamsawali nga viti 1977 deri në 1993; Yuvadhida Polpraserth nga 1994 deri në 1996; Srirasmi Suwadee nga 2001 deri në 2014 dhe mbretëreshën Suthida. Në vitin 1996 denoncoi gruan e dytë të tij, e cila u largua në SHBA, duke i mohuar katër fëmijët. /a.y/noa.al