Transmetuar më 23-10-2019, 09:43

Kryeministri i Greqisë, Mitsotakis shprehet se Athina është në favor të rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor, por ka rezerva për Shqipërinë tek çështja e pakicave.

“Greqia është në favor të rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm sepse e shndërron perspektivën në një faktor stabiliteti në rajon, por edhe sepse është një levë demokratike për modernizimin e nevojshëm të fqinjëve tanë dhe për zgjidhjen e çështjeve tona bilaterale.

Me Shqipërinë, ne kërkojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Sidoqoftë, parakushti për përparimin e përbashkët në rrugën evropiane të Shqipërisë është respektimi i pakicës greke dhe të drejtat e saj" tha ai pas vendimit për të mos hapur negociatat me dy vendet fqinje, pasi Franca vendosi veton duke kërkuar më parë reformimin e BE-së dhe më pas zgjerimin.

Ndërsa më tej në fjalën e tij për Maqedoninë e Veriut, ai u shpreh se marrëveshja e Prespës ishte negative. “Unë ende besoj se Marrëveshja e Prespës ishte një marrëveshje negative për vendin tonë. Unë votova kundër, por sinqerisht i paralajmërova grekët se çfarë nënkuptonte nënshkrimi i saj. Por nuk do ta fyej edhe pse të tjerët e kanë nënshkruar.

Unë as nuk do ta ekspozoj vendin në aventura. Pa rrezikuar destabilizimin më të vogël, ne do të monitorojmë nga afër detyrimet e fqinjëve tanë, pajtueshmërinë e fqinjëve tanë me detyrimet e tyre”, shtoi Mitsotakis./b.l/noa.al/