Transmetuar më 23-10-2019, 10:47

Europën e quan të paplotë pa Ballkanin dhe nuk heziton të shprehë keqardhjen për shtyrjen e negociatave. Nga Shkodra ku mori pjesë në festën kombëtare të Austrisë, i ngarkuari me punë, i cili pas pak ditësh do të jetë ambasadori i ri, Christian Steiner rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë.

“Ministri i Jashtëm i Austrisë ishte në Tiranë dhe shprehu mbështetjen për hapjen e negociatave pa kushte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet kanë hedhur hapa të rëndësishëm drejt integrimit dhe ne jemi të keqardhur që vendimi u shty.

Austria shpreson sinqerisht për një ndryshim pozitiv në të ardhmen. Ne besojmë se Europa nuk është e plotë sa kohë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e Unionit”, u shpreh Christian Steiner.

Mikpritësi i festes, konsulli i nderit Gjergj Leqejza falënderoi shtetin Austriak për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, ku prezenca e tyre ndihet në disa fusha të rëndësishme të jetës ekonomike e sociale. Prej vitesh festa e Austrisë Kremtohet në Shkodër, si një qytet urë lidhëse historike në marrëdhëniet mes dy vendeve./b.l/noa.al/