Transmetuar më 23-10-2019, 10:51

Në ditën e pestë të protestave në Liban ku manifestuesit kanë dalë në rrugët e Bejrutit dhe qyteteve të tjera, kundër masave shtrënguese të qeverisë, ndodhi një episod i veçantë.

Eliane Jabbour ishte duke udhëtuar me makinë për në distriktin e Baabda, në jug të Bejrutit, kur një grup manifestuesish rrethuan makinën e saj.

I biri Robin, 15 muajsh, ishte bashkë me të. “Ju thashë që kam një fëmijë mos bëni zhurmë”, tregoi gruaja, e cila ishte e shqetësuar për fëmijën.

Në atë moment protestuesit nisin të këndonin në  kor “Baby shark”, kënga aq e famshme për fëmijë në të gjithë botën.

“Ishte diçka spontane. I pëlqen kënga, e dëgjon dhe qesh”, tregoi gruaja, duke publikuar videon në rrjet, videon që noa.al sjell më poshtë. /a.y/noa.al