Transmetuar më 23-10-2019, 11:15

Një ngjarje horror ka ndodhur në qytetin Essex në Angli. Mediat britanike raportojnë se 39 persona janë gjetur  të vdekur brenda në një kamioni.

BBC raporton se kamioni me trupat e pajetë u zbulua në Parkun Industrial Waterglade në Avenue Avenue, Greys  rreth orës lokale 01:40. Policia ka arrestuar me akuzën e vrasjes,  drejtuesin e mjetit, një 25-vjeçar nga Irlanda Veriore.

Nga hetimet e para thuhet se të vdekur janë 38 të rritur dhe një adoleshent. Policia ka thënë se kamioni erdhi nga Bullgaria dhe hyri në vend përmes Holyhead të shtunën.

Shefi i Mbikëqyrësit të Essex, Andrew Marriner tha se “ky është një incident tragjik ku një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën. Kërkimet tona janë duke vazhduar për të vërtetuar atë që ka ndodhur. Ne jemi në proces të identifikimit të viktimave, megjithatë unë parashikoj që ky mund të jetë një proces i gjatë”./b.l/noa.al/