Transmetuar më 23-10-2019, 11:18

Në kuadër të vizitës së tij në Japoni, Presidenti Ilir Meta është takuar me homologun e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot, së bashku me Presidentin Hashim Thaçi, në një event shumë të rëndësishëm në Tokio, në ceremoninë e organizuar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë”, shkruan Meta.

Ai shton se mbështetja e jashtëzakonshme e Japonisë për Kosovën, që nga kriza humanitare

e dy dekadave më parë e deri më tani, është një vlerë e shtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë.

Më herët Meta mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito. /a.y/noa.al