Transmetuar më 23-10-2019, 11:48

KED fillon pikëzimin dhe vlerësimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Këshilli i Lartë i Drejtësisë do vlerësojnë listën me 6 kandidatë të propozuar nga presidenti i vendit Ilir Meta të për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, Besnik Imeraj.

Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar pasditen e së martës ku ndër të tjera u vendos që anëtar/relator do të vazhdojë të jetë Z. Eriol Roshi, sipas shortit të datës 05.04.2019.

Anëtari relator do të mbështetet nga këshilltarët e Gjykatës së Lartë posaçërisht të ngarkuar me detyra pranë KED-së.

Kandidatët janë: Dedë Kasneci, Envi Hicka, Prelë Martini, Shaqir Hasanaj, Vasil Bendo, Vjosa Bodo Mujo.

Për qëllime të ndarjes së ngarkesës së punës, këshilltarët do të kryejnë detyrat e tyre në lidhje me kandidatë të caktuar, sipas rezultatit vijues të shortit:

Këshilltari Saimir Nazifi në lidhje me kandidatët Prel Martini dhe Vjosa Bodo.

Këshilltari Florian Kalaja në lidhje me kandidatët Envi Hicka dhe Ded Kasneci.

Këshilltari Besmir Rrapaj në lidhje me kandidatët Shaqir Hasanaj dhe Vasil Bendo./b.l/noa.al/