Transmetuar më 23-10-2019, 12:06

Një shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të martës, në Colonnella të Italisë.

Makina me të cilën udhëtonin dy të rinj shqiptarë doli nga rruga, duke u përplasur me një pemë.

Për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit Opel Meriva, Shendrit Caushi 32 vjeç.

Ndërkohë i plagosur mbeti pasagjeri tjetër gjithashtu shqiptar, A.V., 34 vjeç.

Ishin disa drejtues mjetesh që po ecnin pas tyre ata që pikasën aksidentin dhe lajmëruan ndihmën e shpejtë, por 32-vjeçari kishte gjetur vdekjen e menjëhershme. /a.y/noa.al