Transmetuar më 23-10-2019, 12:48

Njëri nga pjesëtarët më të rrezikshëm të celulës terroriste iraniane të zbuluar në Tiranë, është liruar nga drejtësia shqiptare në fund të vitit 2011, pak kohë pasi u kap si pjesë e rrjetit të trafikut të 1 ton heroine.

Abdulselam Turgut, një figurë e njohur e krimit të organizuar turk, për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të Peyman-it, kreu i grupit, rezulton i ndaluar nga autoritetet shqiptare.

Turgut, i njohur si një bos mafioz turk dhe kreu i një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës është burgosur së fundmi në Azerbajxhan dhe në Turqi me akuza për trafik droge. Turgut ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. Turgut është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018.

Në vitin 2011, Turgut është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Operativët kriminelë, me bazë në Ballkan, që janë vartës të Turgut-it ose të një trafikanti droge turk të lidhur me të, nga viti 2018, janë dërguar në Shqipëri për të avancuar planifikimin e sulmeve kundër M -ut. /a.y/noa.al

Kush është “koka” e celulës terroriste të zbuluar në Tiranë, si u parandalua sulmi për festën e Nevruzit

Zbulohet celula terroriste, Drejtori i Policisë së Shtetit në konferencë të jashtëzakonshme