Transmetuar më 23-10-2019, 13:01

Tashmë është thënë dhe dihet se qentë janë miqtë tanë më të mirë dhe besnikë. I tillë është edhe rasti në fjalë ku lidhja midis kësaj gruaje dhe qenit të saj po bën xhiron në rrjetet sociale.

Një grua e cila ishte në pritjen e ëmbël ka vendosur që të sjellë në jetë fëmijën e saj në ambjentet e shtëpisë në një vaskë me ujë.

Gjatë lindjes në ujë në shtëpi, shoqja e saj me 4 këmbë nuk e braktisi atë as edhe një sekondë dhe ishte ndër të parat që përshëndeti anëtarin më të ri të familjes.

Fotografitë që kanë fokusuar këto  momente të ndryshme të lindjes janë vërtet të ëmbla dhe janë bërë virale në internet./b.l/noa.al/