Transmetuar më 23-10-2019, 13:49

Një djalë i ri nga Vlorë, i cili nuk lejohej që t’iu afrohej prindërve të tij, nuk ka pyetur për vendimin e gjykatës.

Gjatë kësaj të marte, policia ka bërë arrestimin e 26-vjeçarit Xhuliano Hyseni, banues në Vlorë për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Dhunë në familje”.

Arrestimi i tij u bë pasi i riu ka thyer urdhrin e mbrojtjes të dhënë nga gjykata dhe është futur në banesën e prindërve të tij, 49 vjeçe dhe 51 vjeç, duke ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

Pak kohë më parë prindërit e Xhulianos e kishin denoncuar djalin në polici, për shkak se i kishte rrahur. Mirëpo vendimi i gjykatës nuk e ndaloi 26-vjeçarin i cili me mllef se pse prindërit e kishin çuar në polici, u hyri në banesë dhe i dhunoi.

Por ndërsa radhën e parë procedimi u bë në gjendje të lirë, kësaj radhe i riu përfundoi me pranga në duar. /a.y/noa.al