Transmetuar më 23-10-2019, 14:33

Aurel Voda, drejtori i FSDKSH, i shkarkuar sot nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas sharjeve të bëra në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka reaguar me një ndjesë publike.

Bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme, i kërkon ndjesë edhe familjes së tij, ndërsa thekson se “Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai”.

Ndër të tjera ai tregon se ka qenë i spikatur në ushtrimin e detyrës teksa sqaron se nuk është penalizuar asnjëherë nga Auditi i Brendshëm dhe as nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“Ju kërkoj falje publike të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare.

Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH.

Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja. Iu kërkoj falje edhe atyre. Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai.”, shkruan Voda./b.l/noa.al/