Transmetuar më 23-10-2019, 14:51

Ditën e sotme vajza e moderatores Hygerta Sako feston ditëlindjen e saj të trembëdhjetë.

E emocionuar teksa sheh se e bija po rritet, Hygerta nuk mund të rrinte pa thënë disa fjalë për të.

Duke publikuar një fotografi me vajzën, ajo bën një urim të ndjerë, teksa e quan frymën e saj.

“13 vjet së bashku, 13 vjet mirënjohje ndaj Zotit që më fali një engjëll, një motiv për të gëzuar e jetuar çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen fryma ime, thesari im, buzëqeshja ime”, shkruan Hygerta.

Disa vite më parë ish-Miss Albania u divorcua nga babai i vajzës së saj, duke rritur e vetme të bijën. /a.y/noa.al