Transmetuar më 23-10-2019, 15:37

Selena Gomez publikoi këngën e saj të fundit "Lose You to Love Me". Medohet se kënga është një mesazh lamtumire e Selenës drejtuar ish të dashurit të saj Justin Bieber.

Në tekstin e këngës, 26-vjeçarja rrëfen për gjetjen e vetes pasi i dha fund një marrëdhënie. Përpara publikimit, Selena tha se kënga fliste për disa ngjarje jetësore të saj.

“Dua që njerëzit të ndiejnë shpresë dhe të dinë se kanë një anë tjetër më e fortë dhe një version më të mirë të vetvetes,"-tha këngëtarja.

Dhe në një varg tjetër ajo këndon: “Ju i premtuat botën. E bëre më shumë se një grua. Kisha nevojë të humbja ty për të gjetur veten.”

Bieber dhe Gomez i dhanë fund lidhjes përfundimisht në mars të vitit të kaluar. Menjëherë pas ndarjes, Justin u rikthye me Hailey Bieber. Ata u fejuan një muaj më vonë dhe u martuan në shtator 2018./b.l/noa.al/