Transmetuar më 23-10-2019, 16:28

Mazhoranca dhe opozita jashtë Kuvendit do të mblidhen dhe do ta diskutojnë në tryeza të ndara Reformën Zgjedhore. PD dhe aleatët nuk do të marrin pjesë në tryezën e organizuar nga OSBE.

Paralelisht me komisionin e reformës zgjedhore, ekspertë të opozitës së bashkuar vendosën që të mblidhen nesër për të diskutuar mbi këtë çështje, në selinë blu.

“Opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore", është shprehur një ndër ekspertët e PD-së, lidhur me vendimin.

“Ne kemi bërë të qartë tek tryeza e organizuar nga OSBE që duam të japim kontributin tonë për reformën. Për këtë qëllim, nesër në orën 9.30, do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore”.

Më herët numri dy i PD-së, Gazment Bardhi konfirmoi se “opozita e bashkuar nuk do të dërgojë asnjë përfaqësues në komisionin jo-legjitim të reformës zgjedhore’./NOA.al