Transmetuar më 23-10-2019, 17:24

Edhe pse e projektuar për t’u shpallur kampion, Tirana mposhtet në mënyrën më të keqe të mundshme në Ballsh, nga Bylisi.

Rezultati tregon qartë formën e dobët të Tiranës, e cila u shkatërrua me rezultatin 3-1.

Ballshiotët duket se janë ekipi surprizues i këtij kampionati, duke marrë parasysh faktin se sapo u ngjitën nga kategoria e parë.

Gjithsesi, kampionati është i gjatë dhe mbetet për t’u parë reagimi i Tiranës në 100-vjetorin e themelimit të klubit. /k.k/noa.al/