Transmetuar më 23-10-2019, 17:50

Kamioni u gjeti në zonën industriale Essex, Angli, në orët e para të ditës së sotme , me trupat e 39 personave të pajetë brenda. Nuk dihet shtetësia dhe identiteti i personave që kanë humbur jetën në një nga ngjarjet me tragjike në Britaninë e Madhe, por ende misterioze.

Shoferi i kamionit është identifikuar dhe është nga Irlanda Veriore, Mo Robinson, i cili kishte postuar në lidhje me kamionin, disa foto në internet

Kamioni që është në qendër të hetimit kishte një frigorifer, çka supozohet se viktimat që u gjetën brenda mund të jenë ngrirë deri në vdekje.

Policia e Essex tani po fillon atë që është një nga hetimet më të mëdha në Britani, për vrasje masive.

Robinson, 25 vjeç, është vënë aktualisht në qendër të një prej hetimeve më të mëdha të vrasjeve në Britani, pasi ekuipazhi i ambulancës zbuloi kufomat në rimorkiot e kamionit natën e kaluar.

Robinson, i cili është nga një fshat i vogël afër Portadown, Irlanda Veriore, rregullisht postonte foto në lidhje me kamionin Scania të regjistruar në Bullgari në faqet e tij në Instagram dhe Facebook, duke iu referuar si "Skandinavët Express" dhe "Polar Express".

Raportimet në Irlandë sugjerojnë se ai mund të ketë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë fundjavës.

Kuptohet se Robinson nga ana e tij nuk zotëron kamion, por raportohet se është regjistruar në Bullgari nga një kompani irlandeze në vitin 2017, kur edhe u dëbua nga vendi lindor-evropian drejt Irlandës Veriore.

Sipas hetimeve, Robinson ishte ai që drejtonte kamionin, por ai nuk ishte pronar i tij. Kamioni ishte në pronësi të një biznesi lokal kamionësh.

Postimet në mediat sociale sugjerojnë se Robinson bënte udhëtime të shpeshta në Danimarkë dhe Suedi, ku kërkonte vozitje përmes Britanisë.

Pamjet e regjistruara nga një biznes në Parkun Industrial Waterglade, tregonin momentin e qëndrimit të kamionit dhe kur brenda tij më vonë u zbuluan kufomat e 38 të rriturve, mes tyre edhe të një adoleshenti./NOA.al