Transmetuar më 23-10-2019, 18:34

Qeveria e ardhshme e Kosovës do të ketë më pak ministri.

Qeveria e re do të ketë  12 ministri nga 21 që janë tani dhe secila prej tyre  do të ketë vetëm nga dy zëvendësministra.

Ky është vendimi i dy partive fituese të zgjedhjeve në Kosovë, partnerët për koalicionin e ardhshëm qeveritar, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ministrat nuk janë propozuar ende, sepse kjo pritet të jetë në dorë të liderëve të partive, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, sikurse do të jetë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me një qeverisjen e përbashkët me Listën Serbe, zyrtarë të koalicionit fitues në zgjedhje thanë se se do ta respektojnë kushtetutën por nuk do të pranojnë kushtëzime nga askush në këtë fazë.

Takimet mes grupeve koordinuese të koalicionit do të mbahen çdo tri ditë në dy javët e ardhshme, e tema e radhës të hënën është vendosur të jetë programi ekonomik, e të enjten rendi dhe ligjin./NOA.al