Transmetuar më 23-10-2019, 18:48

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi sot aktivitetin e 2 subjekteve që merren me tregtinë e mishit, si dhe sekuestroi 183.2 kg mish dhe qofte të pasiguruara për konsum.

Shumica e subjektet që u kapën me shkelje u gjobitën secila me nga 100 mijë lekë të reja.

Sipas AKU, nga kontrolli në 6 subjekte në Kavajë u vendosën 9 gjoba me vlerë 800 mijë lekë në total.

Po ashtu, AKU vendosi edhe ndërprerje aktiviteti për disa subjekte, deri në plotësimin e standarteve.

Njoftimi i AKU

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.M. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

U bë bllokimi i sasisë prej 45 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin L.K. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe tregtonte produktin qofte të papajisur me etiketë. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

Gjobë 50,000 lekë për tregtim të produkteve të paetiketuara,

U bë bllokimi i sasisë prej 36 kg mish lope dhe 100 copë qofte (3 kg) të konstatuara të pasigurta për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin I.D. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare si dhe pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare

Gjobë 50,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

U bë bllokimi i sasisë prej 42 kg mish qingji të konstatuar të pasigurt për konsum human,

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin H.J. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

U bë bllokimi i sasisë prej 17.7 kg mish viçi dhe 5.6 kg mish qingji i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.A. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

U bë bllokimi i sasisë prej 10.9 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin S.V. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe i paregjistruar në QKB. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

U bë bllokimi i sasisë prej 23 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human,

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.