Transmetuar më 23-10-2019, 18:54

Opozita përcakton anëtarët të cilët do të jenë pjesë e komisionit të posaçëm që do të merren me hartimin e reformës zgjedhore.

Nga radhët e Partisë Demokratike do të marrin pjesë ish-deputetë dhe numri dy i partisë, konkretisht Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Endri Hasa dhe Arben Ristani.

LSI do të ketë tre përfaqësues, PR dhe PDIU nga 2 përfaqësues; PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga 1 përfaqësues.

Më herët gjatë ditës së sotme, Gazment Bardhi bëri me dije se, opozita do të mbledhë nesër grupin e punës në selinë e PD. /k.k/noa.al/