Një i ri shqiptar në Itali, është bërë pjesë e mediave italiane për shkak të shqetësimit të tij.
12 vite më parë, Endri Begaj ishte student në një shkollë në Itali, në Areco.
Ai nuk u mor në një ekskursion që shkolla organizonte për në Amsterdam, me argumentin se ishte dobët me mësime dhe duhej ta shfrytëzonte atë kohë për të mësuar.
Atë zhgënjim Endri Begaj nuk e ka harruar, dhe sot që është 32-vjeç, ndersa vazhdon një betejë gjyqësore me shkollën e tij të hershme.
Shkolla e mesme “Piero della Francesca”, ku u refuzua shqiptari Shqiptari së bashku me avokatin e tij pretendojnë se nga ai vendim u gjeneruan konflikte të ashpra që përfunduan në përjashtimin e shqiptarit nga shkolla.
Sot ai kërkon një dëmshpërblim që shkon në shifrën 400 mijë euro, pasi sipas tij përjashtimi i kushtoi mundësinë shkollimit, miqësitë vjetra dhe gjetjen e një pune dinjitoze.
Rasti u bë i famshëm edhe disa vite më parë, dhe shkoi deri në Parlament, ku u citua gjatë një debati si shembull i thyerjes së të drejtës kushtetuese.
Por ditët e fundit Gjyqësia italiane ka vendosur që të transferojë çështjen nga Gjykata Administrative në atë Civile, me shpenzimet që i ngarkohen vetë shkollës.